Duaje atdhenë si shqiponja folenë.
Qentë lehin, kurvani shkon përpara.
Njeriu që vetëm për vete punon, është si një dru që pemë s'lshon.
Mos i shiko gunën, por shikoje punën.
Gur - gur bëhet kalaja.
Kush punon, fiton.
Lumi fle, armiku s'fle.
Trimi i mirë me shokë shumë.
S'tundet mali nga dëbora.
Trimëria matet me zemër, jo me trup.
Shqiponja fluturon në qiell, por folenë e bën në tokë.
Më mirë vdekur e me nderë, se sa gjallë e i turpëruar.
Njeriu plaket duke nxënë.
Ujku qimen e ndërron, por zakonin s'e harron.
Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra.
Fjala e ligë, më e rëndë se plumbi.
Aendja e zbukuron njeriun.
Do punuar koka, që të prodhojë toka.
Armiku të shikon ndë këmbë, miku të shikonë në sy.
Çdo mizë nuk bën mjaltë.
Dora ime, mëma ime, dora e botës, mortja ime.
Duaj, të duan.
Dy kunguj nën një sqetull s'mbahen.
Fjalë pakë e punë shumë.
Hëngre darkë, gatuaj drekë.
I miri s'vdes kurrë.
Kali i huaj të le në udhë.
Klloçka që s'rri mbi vazë, nuk nxjerr zor.
Lisi nuk pritet me një sëpatë.
Luajte këmbët, luajte dhëmbët.
Malet tunden, por nuk bien.
Mali me mal nuk piqet, njeriu me njerinë piqet.
Njeriu i pa mësuar si druri i papunuar.
Një krimb thanë një lis.
Puna është faqebardhë.
Zure gjarprin, shtypi kokën.
Puna vjen me këmbë të arta.
E bën bujku arën, s'e bën ara bujkun.
Një pikë në çati, prish një shtëpi.
Besa e shqiptarit, është shqiptaria.
Ai që përton sot, do pendohet mot.
Këmbëpërbaltja, buzëpërmbajtja.
Puna e bënë njerinë njeri.
Mendo dhjetë herë e fol një herë.
Liria vjen kur s'i druhesh vdekjes.
Liria i ka rrënjët në gjak.
|